Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 11:07 | Ekonomi

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish të premten çmimet e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë së naftës do të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës, jo më shumë 185 lekë/litri.

NJOFTIMI

Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora  13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos