Udhëzimi për “marrëveshjen e paqes fiskale”, bizneset e mëdha mund të negociojnë fitimin e tyre, tatohen më pak

Nga Marjo Brakaj
15 Maj 2026, 14:36 | Ekonomi

Udhëzimi i Ministrisë së Financave që i hap rrugën zbatimit të ligjit të “Paqes Fiskale” është botuar në Fletoren Zyrtare. Të gjitha subjektet që realizojnë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë që nuk kanë përfituar nga ndonjë normë e reduktuar apo përjashtim tatimor do kenë mundësi të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjes së paqes fiskale, shkruan A2 CNN. Aplikimet për marrëveshjen do të bëhen elektronikisht në sistemin e-filing, dhe pas lidhjes së marrëveshjes, sistemi gjeneron shtesën e kësteve paraprake tatimit që do të paguaj subjekti.

Draftmarrëveshja nënshkruhet dhe vuloset elektronikisht nga titullari i drejtorisë rajonale tatimore të juridiksionit dhe dokumenti i dërgohet tatimpaguesit për nënshkrim elektronik në “Dokumentet e mia”, në sistemin e-Filing, brenda datës 10 prill të vitit për të cilin lidhet marrëveshja.

Ministria e Financave

Në udhëzim janë dhënë edhe shembuj se si do të përfitojnë bizneset që do të firmosin marrëveshjen. Mbi fitimin e deklaruar të një biznesi, do të shtohet një marzhi 18 për qind në vitin pasardhës, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5 për qind.

Në rast se tatimpaguesi në formularin e aplikimit të marrëveshjes, ka shprehur se do të kryejë edhe rideklarimin e pasqyrave financiare, Marrëveshja do të ketë të përfshirë edhe të drejtën për rideklarimin e elementeve të veçanta të aktiveve, të detyrimeve apo të kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërisë, sipas normës së tatimit dhe procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

Ministria e Financave

Po ashtu, kush hyn në këtë marrëveshje me tatimet, ka të drejtë të kërkojë edhe të korrigjojë pasqyrat financiare të 3 viteve të mëparshme, duke rritur deklarimet, të cilat i nënshtrohen një tatimi me 5%, nga norma prej 15% që është tatimi aktual.

Nga bizneset e mëdha, nuk do përfitojnë ato që kanë tashmë norma të reduktuara tatimore, që kanë detyrime të papaguara, dhe janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe janë subjekt hetimi nga administrata tatimore. Marrëveshja me tatimet mund edhe të ndërpritet nëse tatimpaguesi nuk realizon rritjen me mbi 18% të fitimit të tatueshëm, pezullon aktivitetin, është në proces riorganizimi, nuk përmbush detyrimet ose kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore.

Ministria e Financave

Ligji për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale’, ishte pjesë e prog ramit qeverisë në zgjedhjet elektorale të 2025-ës dhe u miratua me 75 vota pro dhe 20 kundër në 12 dhjetor 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos