Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 11:58 | Ekonomi

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë të ndryshojë sërish çmimet e karburanteve në vend. Më konkretisht është vendosur të ulet me 2 lekë nafta dhe me 4 lekë benzina.

Në vendimin e Bordit të Transparencës thuhet:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos