BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Inflacioni ka shënuar rritje

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 16:47 | Ekonomi

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko:

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit, norma bazë e interesit për lekun u ul në fillim të korrikut nga 2.75 në 2.5 për qind.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%, si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Sejko nënvizoi se inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve korrik-gusht, duke arritur nivelin prej 2.4%, nga 2.3% që ishte mesatarja në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas tij punësimi në sektorin privat jo-bujqësor u rrit me 3.4% gjatë tremujorit të dytë, ndërsa papunësia totale në vend ra në nivelin 8.5%. Po ashtu, pagat në sektorin privat kanë shënuar një rritje domethënëse prej 9.5%

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos