Rekord pasagjerësh në Rinas, TIA: Mbi 1,4 milionë pasagjerë dhe 8100 fluturime në gusht

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 15:32 | Ekonomi

Rekord pasagjerësh në Rinas, TIA: Mbi 1,4 milionë pasagjerë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë sezonit veror 2025, duke arritur një rekord në muajin gusht me 1 413 064 pasagjerë dhe 8106 fluturime drejt 108 destinacioneve në 32 shtete.

Sipas TIA-s, kjo rritje lidhet si me fluksin turistik, ashtu edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore.

Rekord pasagjerësh në Rinas, TIA: Mbi 1,4 milionë pasagjerë

Pesë destinacionet kryesore gjatë muajit gusht ishin Milano, Londra, Roma, Vjena dhe Bolonja.

TIA mbetet porta kryesore ajrore që lidh Shqipërinë me botën, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh.

Shqipërinë e vizituan rreth 9 milionë turistë deri në gusht. Krahasuar me një vit më parë, në vend hynë rreth 500 mijë apo 10 për qind më tepër të huaj.

Vetëm gjatë gushtit në vend hynë gati 2.4 milionë të huaj, rreth 200 mijë më tepër se në po të njëjtin muaj të një viti më parë.

Më shumë se 1/3 e turistëve që erdhën deri në gusht ishin shqiptarë të Kosovës. Nga shteti tjetër shqipfolës hynë plotë 3.4 milionë pushues.

Italianët renditen të dytët me 904 mijë turistë deri në gusht, ndjekur nga pushuesit nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Gjermania, Anglia, Franca dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos