Bujqësia në rënie të lirë, tkurret prodhimi dhe pesha në ekonomi.

Nga Aurora Sulçe
17 Dhjetor 2024, 15:38 | Ekonomi

Pesha e bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u tkurrur në vite.

Bujqësia në rënie të lirë, tkurret prodhimi dhe pesha

Megjithatë ky sektor jep ende kontributin më të lartë, duke arritur në 16.2% të Produktit të Brendshëm Bruto, punëson 33% të totalit të fuqisë punëtore në vend, ndërsa përfiton vetëm 1% të totalit të kredisë bankare, duke qenë e nënfinancuar. Kjo pasi konsiderohet një biznes i ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta, siç janë përmbytjet apo breshëri që dëmton prodhimin.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor, sidomos në blegtori.

Bujqësia në rënie të lirë, tkurret prodhimi dhe pesha

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69%. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me 3.5%, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos