SHIFRAT | Sa janë rritur investimet e huaja?

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 15:53 | Ekonomi

SHIFRAT

Investimet e huaja, një ndër burime kryesore të punësimit dhe valutës që futet në vend ka shënuar rritje këtë vit.

Të dhënat tregojnë se në fund të shtatorit, këto flukse valutore i kapërcyen 1,1 miliardë euro, niveli më i lartë i viteve të fundit.

Por siç thuhet shpesh, djalli qëndron në detaje. E për këtë periudhë, detajet që kanë karakterizuar investimet e huaja kanë qenë dy.

SHIFRAT

Së pari, shumica e investimeve të huaja kanë qenë riinvestime. Por ato janë ndikuar pjesërisht edhe nga kursi i këmbimit. Ndërkohë që kapitali i ri i injektuar në ekonominë shqiptare ka qenë në rënie të tremujorin e tretë të këtij viti, me 17%.

Por cilët janë sektorët ku kanë shkuar pjesa më e madhe e investimeve të huaja?

SHIFRAT

Më me interes rezulton tregu i pasurive të patundshme dhe ky është detaji i dytë i investimeve të huaja për këtë vit.  Në blerje banesash apo pronash janë investuar mbi 20% e totalit, pasuar nga ndërmjetësimi financiar, hidrokarburet, energjetika etj.

Kryesisht është bregdeti që ka ngjallur interesin e të huajve për të blerë apartamente, një kërkesë që ka rritur ndjeshëm edhe çmimet.

SHIFRAT

Investimet në prona të patundshme kapin në total për këtë vit 263 milionë euro, me rritje 18,5% kundrejt një viti më parë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos