Në të njëjtën ecuri, duke rënë edhe më tej monedha europiane paraqitet njëlloj edhe në nisje të muajit korrik. Për 100.28 lekë po këmbehet mesatarisht euro në tregun valutor sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, me rënie 0.03 pikë krahasuar me fundin e qershorit.
Në shitje euro po këmbehet për 100.55 lekë ndërsa në blerje për 99.98 lekë.
Përballë një shtimi të prezencës së euros në tregun valutor shqiptar si pasojë e turizmit, Banka e Shqipërisë tërhoqi nga tregu I brendshëm në periudhën janar-mars 32.6 milionë euro, për të parandaluar çrregullimet ne tregun valutor por dhe rritjen e rezervës valutore
Si euro në rënie paraqiten në fillim të këtij muaji edhe valutat e tjera si dollari amerikan, paundi britanik apo dhe franga zvicerane. (A2 Televizion)