Dubai “on fire”, shqiptarët të pasigurt për pushimet, anulime dhe shtyrje rezervimesh

Nga Armend Pire
4 Mars 2026, 15:29 | Ekonomi

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, duke përfshirë në bombardime edhe vendet e Gjirit Persik, kanë bërë që efektet e para në turizëm të ndihen menjëherë. Bllokim të fluturimeve, shqiptarë që presin të kthehen në vendlindje dhe anulime të rezervimeve, janë panorama e ditëve të para të luftës në Lindjen e Mesme. 

Raketat iraniane që goditën Dubain, Katarin, Kuvajtin dhe një pjesë të vendeve të Gjiri Persik, ka ndikuar ndër të tjera edhe në sektorin e turizmit. Efektet e para u ndjen në bllokimin e turistëve në vendet turistike, në tentativë për t’u kthyer në Shqipëri.  

Muaji mars njihet si koha e përshtatshme për të vizituar vendet arabe, por me situatën e paparashikuar, rezervimet janë anuluar.

Ekspertja sugjeron ndryshimin e destinacioneve, duke qëndruar më pranë Europës, për të shmangur situatat e tensionuara por edhe vonesat apo anulimet e fluturimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos