Frika nga çmimet dhe kërkesa e dobët, besimi i qytetarëve dhe bizneseve ra në shkurt

Nga Marjo Brakaj
2 Mars 2026, 15:17 | Ekonomi

Optimizmi zgjati vetëm një muaj... Në shkurt qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë u gjendën për pesimistë për situatën ekonomike. Në pyetësorin përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, ra me 2.6 pikë.

Frika nga çmimet dhe kërkesa e dobët, besimi i qytetarëve

“Muaji shkurt gjithmonë është një muaj që priten rënie. Përgjithësisht në ekonomi dhe veçanërisht te besimi i bizneseve dhe konsumatorëve. Kjo për shkak se pjesa më e madhe e shpenzimeve kryhen në dhjetor e janar”, shprehet Shpëtim Agolli, ekspert për ekonominë.

Pavarësisht shifrave në rritje të edhe jashtë sezonit veror, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen supermarketeve, baret e restorantet ra me 1.9 pikë. Edhe bizneset në sektorin e tregtisë u shfaqën më pesimiste. Treguesi i besimit në ekonomi nga sipërmarrjet në këtë sektor ra me plotë 3.6.

Frika nga çmimet dhe kërkesa e dobët, besimi i qytetarëve

“Kjo pasi sipërmarrjet në këta sektorë i frikësohen rënies së kërkesës për konsum , shoqëruar nga vështirësitë në gjetjen e punonjësve. Nga ana tjetër ka rënie të prodhimit dhe konsumit”, vijon për A2 CNN Agolli.

Të frikësuar nga një rrije e mëtejshme e çmimeve, me të ardhurat në vendnumëro edhe qytetarët janë shprehur më pesimistë në shkurt. Besimi i qytetarëve në ekonomi në nëntor ra me 2.5 pikë.

Frika nga çmimet dhe kërkesa e dobët, besimi i qytetarëve

Kjo në një kohë që inflacioni ka qenë në rënie dhe Banka e Shqipërisë ka lajmëruar se treguesi pritet të rikthehet në objektiv në fillim të vitit të ardhshëm.

“Megjithëse jo me të njëjtat ritme, kriza e çmimeve ka vijuar. Ne jemi të ndërgjegjshëm se po paguajmë më shumë”, thekson për A2 CNN eksperti Agolli.

Besim në rënie në shkurt raportuan edhe bizneset në fushën e ndërtimit. Treguesi në këtë sektor ra me plotë 6.5 pikë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos