“Kohëzgjatja e luftës e paqartë”, Konfindustria i kërkon ekzekutivit masa në tregun e karburanteve

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 12:04 | Ekonomi

“Kohëzgjatja e luftës e paqartë”, Konfindustria i

Duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi, Konfindustria kërkon që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve, raporton A2CNN. 

Konfindustria së pari që të kontrollohet zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.

Së dyti, vihet në dukje se duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekulimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

Kërkesa e tretë është që qeveria të përgatisë një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasqyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë”, thuhet në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos