Eksperti tregon arsyet, ngushtica e Hormuzit dhe ndikimi në tregun shqiptar

Nga Elitjona Doko
4 Mars 2026, 14:29 | Ekonomi

Si pjesë e tregtisë globale, Shqipëria ka një treg të varur dhe pasojat e konflikteve që cenojnë transportin ndërkombëtar të mallrave, detyrimisht ndikojnë edhe në jetën ekonomike të vendit.

Për ekspertin në fushën e detarisë, bllokimi apo aksesi i kushtëzuar i kalimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, si pasojë e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin, do të ketë pasoja edhe në vendin tonë.

Dr. Osman Metalla, ekspert i detarisë, nuk përjashton mundësinë që kriza të tilla mund të krijojnë mundësi të reja për shtimin e tregtisë, siç ndodhi me rastin e luftës Rusi–Ukrainë, por që natyrisht kërkon që edhe qeveria shqiptare të bëjë vlerësime të riskut dhe orientime të kompanive drejt tregjeve të reja. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos