“Duhet një strukturë shumë e fortë”, Çoçoli: Shqipëria nuk e përballon dot rritjen e çmimeve si në 2022

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 21:59 | Ekonomi

Gazetari Fatos Çoçoli, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “shteti duhet të bëjë shumë kujdes që të pakësojë në minimum abuzimin” në lidhje me çmimin e naftës.

“Në rast se çmimi i naftës nga importuesit kryesorë do të rritet jo në mënyrë proporcionale, jam dakord që duhet një strukturë shumë e fortë të jetë në treg: inspektorati përkatës. Duhet të shikojë çdo luhatje të pikave të pakicës, të kontrollojë pikat e shumicës dhe të kuptojë argumentin për një rritje të mundshme”, tha Çoçoli.

“Nuk mund të lejojmë më abuzim. Ne i njohim abuzimet, i kemi përjetuar para 4 vitesh. Shkoi 270 lekë në 12 mars 2022, menjëherë pas krizës që solli pushtimi i Putinit. Erdhi Bordi në atë kohë. Për shkak të mungesës së kontrollit, u rrit nafta me 40% për 4-5 ditë. Shteti duhet të bëjë shumë kujdes që të provojë të shmangë dhe të pakësojë në minimum abuzimin. E pamë para 4 vitesh. Duhet t’i bëhet barrierë spekulimit ky shtet”, shtoi Çoçoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos