E vonuar, por e mirëpritur! Pas më shumë se një dekade pritje për realizimin e zotimit të socialistëve për ngritjen e “Bankës Bujqësore”, përfaqësues nga sektori më i madh i ekonomisë i kanë varur shpresat te ajo “Shqiptare e Zhvillimit”.
Fatbardh Sallaku, rektor i UBT, u shpreh për A2: “Mendoj dhe shpresoj shumë që kjo bankë t’i mbulojë nevojat e duhura për sektorin e bujqësisë. Nisur nga fakti se ka qenë një lloj mungese e kësaj mbështetje financiare dhe më e rëndësishmja është që është shteti garant për kolateralin kryesor. Them se është e mjaftueshme për këtë fazë.”
Burime nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit shpjegojnë se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ketë një seli qendrore në Tiranë dhe degë në disa qarqe të vendit, përfshirë edhe zonat rurale.
“Kjo bankë duhet të nisë punën sa më shpejt. Franca dhe Italia e kanë tashmë një instrument të tillë. Nëse kjo nismë nuk rezulton efikase duhet të mendojmë për Bankën Bujqësore.”
Pjesë e Bankës Shqiptare të Zhvillimit pritet të jetë edhe Universiteti Bujësor i Tiranë që do të shërbejë si urë lidhëse mes fermerëve dhe institucionit që pritet të ngrihet brenda vitit të ardhshëm”, deklaron Sallaku.
“Do të jemi pjesë pasi qëllimi ynë është ngjitja aty ku duhet e sektorit bujqësor dhe shtimi i dëshirës për dije për të rinjtë. Kjo edhe ne na kthen në pozicionin e dëshiruar”, shtoi Sallaku.
Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me rreth 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nënkredituar, gati i braktisur nga bankat.
Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 2,4 lekë kredi deri në tetor. Në raport me një vit më parë, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u rrit me vet vetëm 200 milionë lekë apo 9%. (A2 Televizion)