Paralajmëron deputeti i PD: Do ketë surpriza të forta në zgjedhjet e pjesshme lokale

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 22:36 | Politikë

Paralajmëron deputeti i PD: Do ketë surpriza të forta në

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur se në zgjedhjet e pjesshme lokale pritet që të ketë surpriza.

Komentet Kaso i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku hodhi poshtë komentet se opozita do i humbë të gjashta bashkitë në këto zgjedhje.

Ai tha gjithashtu se ishte i bindur se kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer.

“Mund të kemi surpriza në zgjedhjet e pjesshme vendore. E sigurt është që ka për të pasur surpriza. Tabloja që ju ngjyrosët ishte shumë e zymtë. Sondazhet kapin sentimentin popullor.

Problemi që kanë zgjedhjet në Shqipëri është se sentimenti popullor nuk lejohet që të përkthehet në rezultat zgjedhor. E sigurt që kandidati i Tiranës ka për të qenë kandidaturë e shkëlqyer”, tha mes të tjerash Ivi Kaso. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos