Festat e fundvitit rrisin çmimet, në shtetet e tjera ka oferta dhe ulje, në Shqipëri ndodh e kundërta

Nga Marjo Brakaj
19 Dhjetor 2025, 15:14 | Ekonomi

Festat e fundvitit po shtrenjtojnë çmimet! “Sigurisht që në çdo festë rriten çmimet. Gjithkund në botë ka ulje, por te ne shpesh shtrenjtohen. Inshallah mblidhen mend e rregullohen. Shtrenjtimi ka përfshirë nga zarzavatet, te mishi e bulmeti.

“Janë rrit pak, por ndoshta edhe kushtet ekonomike nuk janë shumë të mira. Varet edhe nga importi, se kemi pak prodhim vendor. Thirrja ime është që çmimet të jenë më stabile, sidomos ato elementare”.

Ndonëse në periudha festash kudo ka oferta dhe ulje, në Shqipëri ndodh e kundërta. “Në Itali dhe Greqi ka ule, te ne abuzojnë. Më keq nuk ka ku shkon, po vërehen shumë. S’ka më lirë, veç nëse gjen diçka të prishur.”

“Edhe ne si gjithë të tjerët”. “Tani të gjithë e i rrisin, edhe unë po ashtu. Jo shumë por i kam rritur pak”, thonë qytetarët.

Çmimet e larta nga njëra anë dhe varfëria nga tjetra po zbehin shpenzimet për festat e fundvitit. 

“Ka më pak shite. Kanë rënë shumë. Më shumës e nga rritja e çmimeve, populli nuk ka para. Janë shumë të varfër.”

Kjo në një kohë që euro vijon të zhvlerësohet. Produktet nga importi janë më të lira, por kjo nuk reflektohet me tregje, shkruan A2 CNN.

“Zhvlerësimi i euros në teori duhet të sillte ulje të çmimeve për produktet e importuara, por në praktikë kjo nuk po ndodh. Arsyeja lidhet me mungesën e konkurrencës, informalitetin dhe abuzimin në zinxhirin e tregtimit. Në periudha festash, kërkesa rritet dhe kjo përdoret si justifikim për rritje çmimesh, ndërkohë që konsumatori mbetet pala më e dëmtuar”, tha Klodian Muço, ekspert për ekonominë.

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve u rritën edhe në nëntor. Ato kushtuan 2,1 për qind më tepër se nëntorin e vitit të shkuar. Edhe më e fortë po rezulton rritja e çmimeve në dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos