Jep me një dorë, merr me tjetrën. Qeveria ka rishikuar për të dytën herë buxhetin e këtij viti

Nga Marjo Brakaj
13 Qershor 2025, 16:08 | Ekonomi

Qeveria ka rishikuar për të dytën herë buxhetin e këtij viti. Pothuajse të gjitha institucioneve iu janë hequr fonde. Këto para i kanë kaluar mbrojtjes nga sulmet kibernetike, bizneseve të vogla dhe projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

Rishikimi vjen si nevojë për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike, që erdhi pas një analize të kujdesshme që u bë në lidhje me performancën 5-mujore të ecurisë së zbatimit të projekteve, si dhe të vlerësimit të pritshmërive për realizimin e mëtejshëm të tyre. Volumi i fondeve të përgjithshme që parashikohen të alokohen apo të rialokohen llogaritet në rreth 11.8 miliardë lekë dhe fokusi do të jetë në mbështetjen e sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike.

Ministria e Financave

Për gjysmën e dytë të vitit, më shumë para në dispozicion do të ketë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Fondet në dispozicionin e saj janë zgjeruar me mbi 965 milionë lekë në raport me rishikimin e fundit të buxhetit, në fund të prillit.

Jep me një dorë, merr me tjetrën. Qeveria ka rishikuar për

Qeveria ka rritur gjithashtu me 570 milionë lekë buxhetin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga më pak se 1.8 miliardë lekë me ndryshimin e buxhetit më 29 prill, buxheti i SPAK është rritur në mbi 2.3 miliardë lekë. 1.5 miliardë lekë i janë shtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa gati 5 miliardë lekë “qeverisjes digjitale”.

Rialokim të kursimeve të evidentuara në masën 5.6 miliardë lekë, me qëllim për të siguruar forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare. Miratimin e një skeme të re të Garancisë Sovrane për sektorin e bujqësisë, me një vlerë rreth 3 miliardë lekë, me qëllim rritjen e aksesit në financë, kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë. Rishpërndarjen e disa fondeve të brendshme, në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike.

Ministria e Financave

Në fakt, sektorit bujqësor i janë hequr 21 milionë lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit janë dy institucionet që u janë hequr më tepër para, respektivisht 4.9 dhe 4.5 miliardë lekë. Më pak para për gjysmën e dytë të vitit do të kenë edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ajo e Drejtësisë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Jep me një dorë, merr me tjetrën. Qeveria ka rishikuar për

Pavarësisht këtij rishikimi, një element i rëndësishëm për t’u theksuar është se deficiti buxhetor mbetet i pandryshueshëm, në nivelin rreth 68.1 miliardë lekë dhe, si rrjedhim, edhe borxhi publik nuk ndryshon. Ministria e Financave do të vijojë të sigurojë konsolidimin fiskal, qëndrueshmërinë e financave publike, si dhe stabilitetin makroekonomik në tërësi.

Ministria e Financave

Me ndryshimet në buxhet, është rritur në 4.2 nga 3 miliardë lekë që ishte fondi rezervë i buxhetit të shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos