Norma e interesit e bonove 12-mujore qëndruan nën nivelin 3% në ankandin e parë të muajit qershor.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore rezultoi në nivelin 2,74 %, nga 2,73 % që ishte në ankandin e mëparshëm ndërsa reflekton trend në rënie krahasuar me një qershor 2024, me gati 0,58 %, shkruan A2.
Për bonot e thesarit me afat 6-mujor, norma e interesit zbriti në 2,62% nga 2,63% që ishte në muajin maj 2025.
Në ankandin e zhvilluar të martën, u shitën 7 miliardë lekë, ndaj ofertës në vlerë totale prej afërsisht 8 miliardë lekësh. (A2 Televizion)