Këmbehet edhe nën 100 lekë, euro tregtohet për 100.26 lekë, niveli më i ulët i qershorit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 16:08 | Ekonomi

Këmbehet edhe nën 100 lekë, euro tregtohet për 100.26

Euro po këmbehet sërish në nivelet më të ulëta për muajin qershor. 100.29 lekë po tregtohet monedha europiane sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë ku në krahasim me fundin e javës kaluar është zhvlerësuar me 0.04 lekë.

Euro në blerje qëndron poshtë 100 lekëshit duke u këmbyer për 99.98 lekë, ndërsa në shitje për 100.61 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo monedhë është zhvlerësuar me rreth 7 lekë.

Në të njëjtën ecuri si euro në 24 orët e fundit ndodhen dhe valutat kryesore si paundi, franga zvicerane apo dhe dollari amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos