Për tre ditë me radhë, Green Coast dhe Vlora Marina u kthyen në qendër të vëmendjes së një grupi investitorësh ng aHolanda, të cilët vizituan projektet më të rëndësishme të Rivierës Shqiptare.
Investitorët u mirëpritën nga CEO e Balfin Real Estate, Zj. Ledia Telhai, e cila prezantoi potencialin që ka Shqipëria për investime.
Tregu i real estate në Shqipëri po reflekton një rritje të qëndrueshme, me 18% fitim të kapitalit të investuar në rang vendi, ndërsa në zonat bregdetare rritja kap shifrën 40%”, tha Telhai.
Ndërkohë, Drejtori i Shitjeve, Z. Eltion Koçi, i njohu të ftuarit me risitë që kanë sjellë projektet Green Coast dhe Vlora Marina: “Koncepti i Vlora Marinës është ai i një zhvillimi urban miks, projektuar për të sjellë një kombinim unik mes gjallërisë së qytetit dhe qetësisë së bregdetit, duke vendosur standarde të reja në turizmin detar në vend. Green Coast është projekti më unik në Rivierën Shqiptare, i vendosur pranë plazhit të vetëm ‘Blue Flag’ në Shqipëri”.
Sipas investitorëve të pranishëm, projektet Green Coast dhe Vlora Marina janë shembuj konkretë të potencialit që ka Shqipëria për të tërhequr kapital të huaj.
“Këto projekte janë zhvillime mbresëlënëse që pasqyrojnë standarde ndërkombëtare. Gjithashtu, shfrytëzuam rastin për të organizuar edhe turneun tonë të Padelit”, tha një investitor i huaj.
Pas vizitës në Green Coast, ndalesa e radhës ishte projekti i Vlora Marinës, ku investitorët panë nga afër ecurinë e punimeve të zonës rezidenciale dhe marinës së parë të klasit botëror. (A2 Televizion)