Kriza e çmimeve s’ka marr fund, mungesa e prodhimit vendas rriti inflacionin në prill

Nga Marjo Brakaj
8 Maj 2025, 16:24 | Ekonomi

Kriza e çmimeve nuk ka marr fund! Pranvera po e konfirmon. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve u rrit në 2.3 për qind në prill nga 2.1 për qind në mars. Më herët treguesi kishte mbetur i fiksuar në nivelin 1.9 për qind për dy muaj me radhë.

Kriza e çmimeve s’ka marr fund, mungesa e prodhimit vendas rriti

“Si të importit, ashtu edhe ato vendase shumë të shtrenjta. Kanë mbetur çmimet siç ishin për vitin e ri edhe tani në prill. Nuk merret vesh se çfarë bëjnë. Një kg kastravec 3 mijë lekë”, thonë qytetarët për mikrofonin e A2 CNN.

Shtrenjtimi me ritme më të shpejta i çmimeve muajin e shkuar u ndikua kryesisht nga ushqimet dhe pijet. Inflacioni te kjo kategori produktesh kapërceu në 3.8 për qind nga 3 për qind në mars dhe vetëm 1.5 për qind prillin e një viti më parë.

Kriza e çmimeve s’ka marr fund, mungesa e prodhimit vendas rriti

“Në gjykimin tim, rritja e lehtë e inflacionit muajin e shkuar më shumë është sezonale. Veç kësaj kemi të bëjmë edhe me problemin tjetër, atë të tregtarëve. Kemi spekulime në treg”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet e fortët! Kështu paralajmëroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën e fundit për vendimmarrjen e politikës monetare. Donald Trump me “luftën tregtare” dhe Vladimir Putin me “mësymjen në Ukrainë” do të ishin arsyet.

Kriza e çmimeve s’ka marr fund, mungesa e prodhimit vendas rriti

“Ne teorikisht në import do duhej të kishim çmime më të lira, por kjo nuk do të ndodhë. Çmimet e ushqimeve do të mbesin të shtrenjta në rast se qeveria nuk ushtron kontrolle në tregje”, thotë Gjokutaj.

Me gjithë flukset e shtuara të turistëve, inflacioni te baret dhe restorantet në prill ra në vetëm 1.7 për qind nga 1.9 për qind në mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos