Euro bie nën 98 lekë, për herë të parë që nga tetori i vitit 2008 kur valuta europiane hyri në Shqipëri.
Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, mesatarisht një euro po këmbehet për 97.99 lekë.
Trajektore të ngjashme po ndjek edhe dollari që po këmbehet për mesatarisht 86.54 lekë, niveli më i ulët në 17 vite Zgjedhjet e 11 majit dhe shtimi i turistëve vlerësohen si dy arsyet kryesore. (A2 Televizion)