Kryesisht nga Turqia, Egjipti e Filipinet, gati 13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri

Nga Marjo Brakaj
25 Gusht 2025, 15:05 | Ekonomi

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse.

Kryesisht nga Turqia, Egjipti e Filipinet, gati 13 mijë të huaj

“Janë kryesisht të punësuar në turizëm. Ka edhe një rritje të deklarimit të punonjësve të huaj si pasojë e frikës nga kontrollet”, thotë për A2 CNN Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina.

Kryesisht nga Turqia, Egjipti e Filipinet, gati 13 mijë të huaj

“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, thotë Stërmasi.

Po sa kushton një punonjës i huaj? “Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin”, shpjegon Stërmasi.

Veç atyre që vijnë për të punuar, vitet e fundit po ka një rritje të kërkesës për leje qëndrimi edhe nga ata që thjesht duan të jetojnë në Shqipëri. të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se vitin e shkuar pati 13 mijë e 176 kërkesa për leje qëndrimi nga pak më shumë se 12 mijë të tilla gjatë 2023-shit.

Kryesisht nga Turqia, Egjipti e Filipinet, gati 13 mijë të huaj

Pjesa më e madhe e kërkesave erdhën nga Italianët me 2 mijë e 156 të tilla ndjekur nga indianët, turqit dhe qytetarët nga Kosova.

Kryesisht nga Turqia, Egjipti e Filipinet, gati 13 mijë të huaj (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos