Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 21:30 | Ekonomi

Qeveria shqiptare do të angazhohet për të punësuar 40 mijë të rinj në vend, në përpjekje për të dhënë mesazhin se emigrimi nuk është alternativa e vetme.

“Ne do të angazhohemi jo vetëm përmes politikës së financimit të startup-eve, por edhe nëpërmjet politikës së garancisë rinore, që është një program që kemi me Bashkimin Europian, ku jemi angazhuar që në 4-vjeçarin e ardhshëm do të punësojmë 40 mijë të rinj, të cilët ose do të punësohen, ose do të marrin formim profesional me qëllim që të jenë më të punësueshëm, pasi siguria e zhvillimit ekonomik është e rrënjësuar te kapitali njerëzor dhe duhet të garantojmë që kapitali njerëzor qëndrojnë dhe zhvillohet këtu dhe çdo i ri dhe e re e ka një mundësi që të bëjë një jetë të denjë duke qëndruar në Shqipëri”, tha Ibrahimaj në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN.

“Ne nuk mund ta evitojmë emigrimin, sepse po hyjmë në BE dhe një nga themelet e BE është lëvizja e kapitalit njerëzor. Pra nuk nuk mund ta frenojmë duke bërë bllokada por mund të garantojmë që Shqipëria është një vend që ia vlen të jetohet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos