Mbrojtja e konsumatorit, Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë, Sejko takohet me Alan

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 22:31 | Ekonomi

Mbrojtja e konsumatorit, Banka Botërore do të ndihmojë

Banka e Shqipërisë vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Botërore për forcimin e kuadrit rregullativ të sistemit financiar, me fokus të veçantë në mbrojtjen e konsumatorëve.

Në një takim të zhvilluar mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Drejtorit Rajonal të Bankës Botërore, Asad Alam, u theksua angazhimi i Bankës Botërore për të ofruar mbështetje të plotë në rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë.

Alam shprehu se Banka Botërore do të vazhdojë të mbetet e angazhuar për përmirësimin e mjedisit rregullator dhe garantimin e një tregu financiar të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët shqiptarë, në kushtet e një zhvillimi të vazhdueshëm të sektorit financiar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos