“Mundësi e mbushur me kushte”, anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA është vetëm fillimi i një procesi të gjatë

Nga Marjo Brakaj
5 Dhjetor 2024, 17:24 | Ekonomi

Anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën së Vetme të Pagesave në Euro është vetëm fillimi i një procesi të gjatë.

“Mundësi e mbushur me kushte” e konsideroi guvernatori i Bankës Qendrore përfshirjen e vendit në SEPA. Teksa vlerësoi se bizneset dhe qytetarët do mund të kursejnë rreth 20 milionë euro që në vitin e parë, Sejko kërkoi nga institucionet financiare në vend të nxitojnë, të bëhej pjesë e procesit”, tha Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë, këto përfitime do të mund t’i prekim pasi secili institucion financiar të aplikojë dhe të pranohet individualisht në skemat SEPA, çka kërkon që ato të jenë teknikisht të afta të lidhen me këto skema. Për këtë nevojiten investime, të cilat në gjykimin tonë dhe tuajin, justifikohen plotësisht nga përfitimet që ekonomia shqiptare do të ketë nga pjesëmarrja direkte në SEPA.

Emigrantët shqiptarë iu dërguan familjeve të tyre rreth 1.5 miliardë euro vitin e shkuar, për të cilat paguan mbi 13 milionë euro shtesë si kosto transaksioni. Kjo për shkak se Shqipëria ende nuk ishte pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro. Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi tregoi se çfarë ndryshon tashmë me anëtarësimin.

“Pagesat për transferimet praktikisht janë hequr. Ajo që ne duhet të bëjmë është që t’i kryejmë në formën e shpejtë këto transaksione ekonomike me vendet e tjera të zonës SEPA. Sot ne jemi anëtar institucionalisht i kësaj zone unike. Ajo që ne duhet të bëjmë duhet të lidhim sistemet tona të pagesave me sistemet evropiane. Procesi ka filluar”, tha Luljeta Minxhozi, zv.Guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.

Nga mbledhja e dhjetë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, Guverbatori Sejko pati edhe një tjetër thirrje ndaj sistemit bankar në vend.

Banka e Shqipërisë nxit institucionet financiare të aplikojnë për licencën në fushën e bankingut të hapur, me qëllim krijimin e një vlere të shtuar për qytetarët shqiptarë në përditshmërinë e tyre financiare. Vlen të theksohet se operacionalizimi i open-banking është hapi i parë dhe thelbësor për funksionimin e financave të hapura (open-finance), i cili do të mundësojë digjitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare për klientët.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua dhe projekti i pagesave të shpejta i iniciuar nga Banka e Shqipërisë, duke u fokusuar kryesisht në hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos