Nga punëtorët te taksat, problemet e pazgjidhura të biznesit

Nga Aurora Sulçe
25 Qershor 2024, 15:28 | Ekonomi

Biznesi është agjenti kryesor i ekonomisë. Çfarë do të thotë se një klimë e mirë e të bërit biznes përkthehet në një ekonomi më të shëndoshë. Por si është klima sot në Shqipëri?

Sipas Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, pavarësisht përmirësimit kundrejt një viti më parë, disa probleme mbeten të përhershme dhe ende pa zgjidhje. Shqetësimet kryesore për sipërmarrjen janë gjetja e fuqisë punëtore; monopolet dhe konkurrenca e pandershme; ekonomia informale; burokracitë qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave.

Të tjera probleme duket se kanë marrë zgjidhje dhe po ndikojnë që të bërit biznes në Shqipëri të bëhet më e lehtë.

Nga punëtorët te taksat, problemet e pazgjidhura të biznesit

Sipas Indeksit, këta tregues janë furnizimi me energji; rendi dhe siguria në vend; marrëdhëniet me autoritetet doganore dhe bashkëpunimi me administratën tatimore.

Një biznes që operon në kushte jo të mira dhe në një treg me rregulla jo të qarta dhe informalitet të lartë siç është ai shqiptar, has në vështirësi të forta për tu rritur dhe zhvilluar dhe rrjedhimisht, ka aftësi më të vogla paguese të taksave dhe tatimeve. 

Nga punëtorët te taksat, problemet e pazgjidhura të biznesit

Edhe pse ka taksa më të larta se rajoni, Shqipëria mbledh shumë më pak të ardhura se vendet e tjera të Ballkanit Perwndimor. Niveli i të ardhurave llogaritet në 25.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke lënë pas vetëm Kosovën. Ndërkohë që shteti që mbledh më shumë të ardhura është Serbia me 37.1%.

Por niveli i ulët i të ardhurave në buxhet është vetëm një ndër pasojat negative të klimës së vështirë të të bërit biznes.

Nga punëtorët te taksat, problemet e pazgjidhura të biznesit

Në një reaksion zinxhir efektesh, klima e vështirë përkthehet në më pak sipërmarrje të hapura; në më pak vende pune; më pak të ardhura në arkën e shtetit; më pak investime dhe rrjedhimisht në një rritje ekonomike më të ulët.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos