Nga “asnjë gjurmë nga tërmeti” te “të gjithë në shtëpi të reja”, herë me afate “brenda pranverës” apo “jo më larg se vjeshta”... katër vite e gjysmë më pa katër vite e gjysmë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri në fund të majit, nga buxheti i shtetit dolën 1.8 miliardë lekë, kryesisht për rindërtimin e pallateve. Në krahasim me periudhën janar-maj të viteve 2021, 2022 dhe 2023 fondi për tërmetin ka ardhur në ule duke treguar se pjesa më e madhe e punimeve të nevojshme ka përfunduar.
Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 e deri më ë tani kanë dalë nga buxheti i shtetit 92.3 miliardë lekë, apo gati 900 milionë euro për rindërtimin dhe pagesat e qirasë për ata që humbën banesat. Shuma e lartë u detyrua të dalë nga buxheti i shtetit pasi një pjesë e mirë e fondeve të premtuara në “Konferencën e Donatorëve” nuk u arritën të merreshin.
Të dhënat nga “Financat” tregojnë se në total këtë vit janë planifikuar të shpenzohen 7 miliardë lekë për rindërtimin. Deri tani është përdorur 25.7 për qind e fondit në dispozicion.
Që nga viti 2020, kur nisi procesi e deri më tani rezulton të jenë rindërtuar në total 2 mijë e 250 banesa individuale dhe 4 mijë e 500 apartamente. Deri në fund të vitit planifikohet të përmbyllen punimet edhe në 105 pallate në ndërtim për të shënjuar kështu fundin e “Rindërtimit pas tërmetit.” (A2 Televizion)