Pensionet nuk rriten për të gjithë, bonus mujor jepet me kushte për të moshuarit dhe kategoritë e tjera

Nga Marjo Brakaj
12 Janar 2026, 13:32 | Ekonomi

“Duke filluar nga janari, pensionet do të rriten siç e kam thënë dhe më parë dhe siç është shpjeguar gjerë e gjatë dhe nga ministrat përkatës, përtej indeksimit, pra indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për të cilin flasim, por është një mekanizëm që lidhet me çmimet, ndërkohë që rritja që ne do bëjmë, do të jetë domethënëse vit pas viti”, deklaronte Edi Rama më 5 nëntor 2025.

Nga rritja e pensioneve nuk do të përfitojnë të gjithë. Të moshuarit që marrin pension pleqërie, nënat me shumë fëmijë apo ata që e përfitojnë për shkak të pensionit prej janarit do të marrin nga 1 mijë e 800 lekë shtesë çdo muaj. Por kushti është që pensioni i tyre mos jetë më i lartë se 40 mijë lekë në muaj.

Pensionet nuk rriten për të gjithë, bonus mujor jepet me kushte

Pra, kush përfiton mbi këtë shumë përjashtohet nga rritja.

Rritje me 800 lekë në muaj përfitojnë të moshuarit që marrin pensin pleqërie të pjesshëm apo ata që përfitojnë strehim social nën 22 mijë lekë në muaj. Kush merr më shumë se 22 mijë lekë në muaj përjashtohet nga rritja.

Pensionet nuk rriten për të gjithë, bonus mujor jepet me kushte

Rritje me 1 mijë lekë në muaj do të përfitojnë pensionistët në fshatra, ish-koperativistët të cilët marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj. ata që marrin mbi këtë shumë janë të përjashtuar nga rritja mujore.

Pensionet nuk rriten për të gjithë, bonus mujor jepet me kushte

Të përjashtuar nga rritja janë edhe përfituesit e pensionit familjar që marrin mbi 18 mijë lekë në muaj. Ata që marrin më pak se kjo shumë do të përfitojnë 700 lekë në muaj.

Pensionet nuk rriten për të gjithë, bonus mujor jepet me kushte

E njëjta vlen edhe për përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin mbi 30 mijë lekë në muaj. Kush merr më pak se kjo shumë përfiton 600 lekë në muaj rritje.

Pensionet nuk rriten për të gjithë, bonus mujor jepet me kushte

Në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 770 mijë që janë në total. Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41 për qind do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3 për qind që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos