Plane të reja për nismat e vjetra. Kështu mund të përmblidhet plani i reformave të qeverisë për tre vitet e ardhme.
Kjo pasi gati gjysma e tyre, mbështetja financiare e “Start Up”, Strategjia e Sipërmarrjes, programi i trajnimit të engjëjve të biznesit, dhe ndërtimi i qendrës së dytë rajonale të transformimit, bashkë me financimin e kompanive “spin-off” universitare do të duhej të ishin realizuar gjatë 2023-shit dhe jo të planifikohesh për këtë vit.
“Sipas planifikimeve do të duhej të ishte hapur thirrja e dytë për mbështetjen e Start up, por kjo nuk ka ndodhur. Duhet të ndodhë pasi pa mbështetej financiare këto biznese novatore nuk mund të mbijetojnë,” shprehet Hatixhe Bilibashi, sipërmarrëse në fushën e inovacionit.
Veç nismave të vjetra, të ricikluara, qeveria ka planifikuar që këtë vit rishikojë dhe përmirësojë kuadrin ligjor të funksionimit të sipërmarrjeve.
“Presim që të realizohen. Janë nisma të nevojshme. Të marrim shembull nga vendet europiane, drejt së cilave synojmë të shkojmë.”
Po t’u zbatuar këtë vit, nga qeveria planifikohet edhe hartimi e nisja e masave për rritjen e numrit të nomadëve digjitalë me vlerë të lartë në Shqipëri. Programi nënvizon krijimin e një rrjeti profesional mentorimi, hapjen e Fondit të Inovacionit. (A2 Televizion)