Po shtrenjtohen këstet e kredive, norma e interesit të bonove të thesarit rritet për të dytën herë këtë muaj

Nga Marjo Brakaj
17 Janar 2024, 14:03 | Ekonomi

Normat e interesit të bonove të thesarit, letrave me vlerë të cilat përdoren nga qeveria për të marrë borxh, vijojnë të rriten. Në ankandin e dytë të 2024-s, atë të së martës, norma e interesit të bonove 12-mujore u rrit në 3.44 për qind nga 3.4 për qind që ishte më herët. Nga 14 miliardë lekë të kërkuara, qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë ofruan 14.8 miliardë lekë.

Po shtrenjtohen këstet e kredive, norma e interesit të bonove të

Njohës të tregut e lidhin shtimin e interesit për të investuar me faktin se pavarësisht se në rënie në raport me një vit më parë, normat e interesit për bonot e thesarit 12-mujore po gjallërohen.

Po shtrenjtohen këstet e kredive, norma e interesit të bonove të

Kjo për shkak të vëmendjes së qeverisë të kthyer aty si kurrë më parë.

Bonot e thesarit 12-mujore pritet të jenë instrumenti kryesor që qeveria do të përdorë për të marrë hua. Nëpërmjet këtyre letrave me vlerë parashikohet të garantohen gati 200 miliardë lekë.

Po shtrenjtohen këstet e kredive, norma e interesit të bonove të

Në total, për të mbuluar deficitin buxhetor, paguar borxhet e vjetra dhe për të financuar disa projekte, qeveria planifikon të marrë 415,2 miliardë lekë hua këtë vit. Sipas planifikimeve të Ministrisë së Financave, pjesa më e madhe e huave, mbi 378 miliardë lekë, pritet të merren brenda vendit. Me anë të një Eurobondi, pritet të sigurohen edhe 36,6 miliardë lekë të tjera.

Po shtrenjtohen këstet e kredive, norma e interesit të bonove të

Rritja e normës së interesit për bonot e thesarit 12-mujore këtë fillim-vit mund të jetë një lajm i keq për kredi-marrësit shqiptarë në lekë të cilët do të duhet të paguajnë më shumë për këstet e tyre të kredisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos