
Shëndetësia edhe këtë herë është sektori me pjesën më të madhe, me 87.2 mld lekë, ku fokusi vihet edhe te barnat mjekësorë. Mbrojtja merr një peshë të rëndësishëm, me 2.35% të PBB, duke plotësuar kështu detyrimet nga NATO. Investimet publike shkojnë mbi 200 miliard lekë.
Mbi 100 milionë euro parashikohet të jetë fatura financiare për pagesat e shtatë kontratave koncesionare dhe të partneritetit publik-privat (PPP) gjatë vitit 2027. Sipas të dhënave të projektbuxhetit, pagesat e planifikuara për këto kontrata arrijnë në rreth 10 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me vitin 2026, ato parashikohen të ulen me rreth 2 miliardë lekë, pasi mbyllen 3 kontratat e koncesionit në shëndetësisë, shërbime që tashmë do të ofrohen nga shteti.
Ndërkohë tre koncesionet e shëndetësisë, ofrimi i shërbimit të dializës ne 5 spitale rajonale, kontrolli baze i popullsisë dhe sterilizimi nuk përfitojnë më para nga buxheti i shtetit, pasi kontratat përfundojnë në muajin nëntor dhe shërbimet do të ofrohen nga vetë shteti.
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritme të qëndrueshme rritjeje gjatë viteve të ardhshme, ndërsa borxhi publik parashikohet të vijojë trajektoren rënëse. Në relacionin e projektbuxhetit 2027, qeveria parashikon një rritje ekonomike prej rreth 4% për vitin 2026, e cila pritet të ruhet edhe në periudhën afatmesme. Sipas relacionit edhe për trevjeçarin e ardhshëm rritja do të jetë në të njëjtin nivel.
(A2 Televizion)