Pritje pa orar... U rrit nafta, qeveria nuk ndihmon... pakësojmë autobusët

Nga Marjo Brakaj
15 Prill 2026, 15:10 | Ekonomi

Operatorët e transportit publik nisën sot reduktimin e numrit të autobusëve. Kjo pasi ata ankohen se qeveria nuk po i ndihmon në përballimin e kostove të rritua nga shtrenjtimi i naftës. Në këtë ekuacion me logjikë të njëanshme, ata që e vuajnë në fund janë qytetarët. Këta të fundit, tashmë “të stërvitur” për pritje të gjata për shkak të transportit publik që le për të dëshiruar edhe në ditët më të mira.

U rrit nafta… qeveria na nuk ndihmon... pakësojmë autobusët. Në këtë ekuacion me logjikë të njëanshme, ata që e vuajnë në fund janë qytetarët. Këta të fundit, tashmë “të stërvitur” për pritje të gjata për shkak të transportit publik që le për të dëshiruar edhe në ditët më të mira.

Me transportin urban të vetmen alternativë të përballueshme, në mungesë të një trami apo metroje siç edhe kryeqytetet e Rajonit kanë... alternativa e vetme mbeten taksitë. Për ata që nuk kanë mundësi, mundësia e vetme mbetet e ecura.

Operatorët e transportit nuk kanë ndër mend të bëjnë pas. Përkundrazi, e marta mund të duket “normale” në raport me ditët në vijim. Nga reduktimi, transporti publik mund të shkojë drejt pezullimit.

“Kjo është vetëm fillimi i asaj që mund të ndodhë, sepse në qoftë se nuk do të ketë një reagim, mund të shkojë edhe më shumë, do të ketë masa dhe më drastike, sepse situata është e tillë, pas çdo lloj shkrirje, çdo lloj mundësie, bashkëpunimi apo premtimi për t'i dhënë një zgjidhje, erdhëm në këtë pikë dhe jemi në këtë gjendje. Ajo që preken më shumë janë qytetarët, të cilët nuk e marrin një shërbim siç duhet ta marrin”, thotë për A2 CNN Dashnor Memaj, kryetar i shoqatës së transportit Urban dhe Ndërqytetas.

Kjo edhe pse në fund ata që preken më shumë janë qytetarët. “Ato imazhe të cilat i pamë, po themi në mëngjes me stacione të stërmbushura, janë imazhe të cilat nuk i shkojnë për t'u parë, janë si imazhe shumë të sikletshme po themi, edhe janë imazhe të cilat nuk duhet të ndodhin në qytetin e Tiranës, aq më tepër që ne mendojmë që jemi në prag të sezonit turistik edhe do të ketë një përmirësim të sektorit të transportit, jo të rikthehemi në pikën zero edhe t'ia nisim edhe njëherë, të themi transporti në krizë”, thotë Mema.

Sikur të mos mjaftoni reduktimi i numrit të urbanë, ky autobus që ka pësuar defekt teknik duhet rregulluar për të çuar një pjesë të atyre që presin në stacione, në destinacion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos