Inflacioni ra në 2,2 për qind në gusht nga 2,5 për qind në qershor. Tek ushqimet dhe pijet veçmas, treguesi ishte 2,5 për qind nga 3,2 për qind në qershor.
Rritja e përgjithshme e çmimeve u ndikua kryesisht nga:
Ushqime dhe pije joalkoolike (+0,85 pikë përqindje),
Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji (+0,63 p.p.),
Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (+0,21 p.p.),
Pije alkoolike dhe duhan (+0,16 p.p.),
Argëtim dhe kulturë (+0,14 p.p.).
Për sa i përket rritjes vjetore, çmimet më dinamike u regjistruan tek argëtimi dhe kultura (+6,3%), pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani (+3,3%), si dhe energjetika dhe qiratë (+3,1%). Ushqimet shënuan një rritje mesatare prej 2,5%, ku veçohen vajrat dhe yndyrat (+6,5%), produktet e qumështit dhe vezët (+3,6%) dhe mishi (+3,2%)
Në raport me korrikun, rritja më e fortë u vu re në grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “argëtim dhe kulturë” dhe “hotele, kafene dhe restorante”, secili me +0,5%. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 0,3%, ndërsa transporti me 0,2%. (A2 Televizion)