Konstituimi i parlamentit të dalë nga zgjedhjet parlamentare nuk do të thotë fund i punës për KQZ, pasi ka ende të pambyllura llogaritë me kompaninë që ofroi shërbimin postar për votimin nga jashtë.
Ilirjan Celibashi u tregua diskret përpara kamerave duke nënvizuar separatë institucioni i ka, por do t’i disbursojë nëse kompania sjell dokumentet e parashikuara në kontratë.
Mungesa e procesverbaleve për të nuk do të thotë se procesi nuk ka shkuar mirë, por nuk e fshehu kërkesën për adresim të votës së diasporës në reformën e ardhshme zgjedhore.
Krahas votës së diasporës, KQZ kishte edhe 13 kërkesa të tjera, të cilat lidheshin edhe me parat e shpenzuara ne fushate elektorale apo edhe angazhimi i administratës publike në Zgjedhje.
Këto problematika për Celibashin nuk e njollosin procesin elektoral, i cili sipas tij do të marrë edhe vlerësimin në raportin final të ODIHR, dokument i cili duket se do të udhëheq jo vetëm punën për reformimin e Kodit Zgjedhor por edhe diskursin politik në sallën e Kuvendit. (A2 Televizion)