Qendra Kombëtare e Biznesit thirrje subjekteve tregtare: Depozitoni në kohë pasqyrat financiare për 2024

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 17:24 | Ekonomi

Qendra Kombëtare e Biznesit thirrje subjekteve tregtare: Depozitoni në

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bëri thirrje subjekteve tregtare të depozitojnë në kohë pasqyrat financiare për vitin 2024.

QKB bën të ditur se afati i fundit është 31 korriku dhe se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Sipas QKB-së, aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, raporton A2 CNN.

Dokumentacioni përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos