QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

Nga Marjo Brakaj
19 Qershor 2025, 16:44 | Ekonomi

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bëri thirrje subjekteve tregtare të depozitojnë në kohë pasqyrat financiare për vitin 2024.

QKB bën të ditur se afati i fundit është 31 korriku dhe se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative, shkruan A2 CNN.

Sipas QKB-së, aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos