Pas një takimi mesditën e djeshme, qeveria ka vendosur t’u fije në ndihmë industrive të manifakturës me anë të disa masave.
Për të amortizuar efektet e zhvlerësimit të euros, kompanive do t’iu mundësohet rimbursim i shpejtë i TVSH, lehtësi në marrjen e overdrafteve dhe garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.
Gjithashtu, qeveria ka premtuar një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani. (A2 Televizion)