Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, po reflektohet edhe në Shqipëri

Nga Marjo Brakaj
20 Qershor 2025, 10:35 | Ekonomi

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli më i lartë që nga janari i këtij viti.

Sipas Reuters, arsyeja kryesore është përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit në Gjirin e Hormuz – një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin global të naftës.

Ndërkohë Bloomberg raporton se tregjet po përballen me një kombinim faktorësh: jo vetëm konflikti në Lindjen e Mesme, por edhe pritshmëri për ndërhyrje të kufizuar të Rezervës Federale në uljen e normave të interesit, çka po mban të fortë kërkesën për lëndë djegëse, shkruan A2 CNN.

Përveç kësaj, rezervat strategjike të naftës në SHBA kanë pësuar një rënie më të madhe se sa pritej, duke ushtruar presion shtesë mbi ofertën. Në të njëjtën kohë, OPEC+ vijon të mbajë nën kontroll prodhimin, çka kufizon kapacitetin për të stabilizuar çmimet nëse tensionet përshkallëzohen më tej.

Pasojat e kësaj lëvizjeje nuk kanë munguar as në Shqipëri. Vetëm në pak ditë, çmimi i naftës në pikat e karburantit është rritur me 3 deri në 5 lekë për litër. Në disa pika furnizimi në Tiranë, Durrës apo Fier, një litër naftë tashmë shitet mbi 180 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos