Rritet stoku i detyrimeve të prapambetura

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 15:20 | Ekonomi

Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat publike.

Rritet stoku i detyrimeve të prapambetura

Të dhënat tregojnë se në shtator, stoku i këtyre borxheve arriti në 10.5 miliardë lekë, me rritje 2.7 miliardë kundrejt fundit të vitit të kaluar.

Por kush po krijon detyrime të reja?

Rritet stoku i detyrimeve të prapambetura

Rezulton se në këtë periudhë më problem është qeveria, krejt ndryshe nga bashkitë që kanë nisur të paguajnë detyrimet e tyre të prapambetura. Nga totali i borxhit prej 10.5 miliardë lekë, 7 miliardë është i pushtetit qendror dhe vetëm 3.5 miliardë lekë ai i vendorëve.

Pjesa dërrmuese e borxheve iu detyrohet palëve të treta.

Rritet stoku i detyrimeve të prapambetura

Ato janë kryesisht detyrime në investime të kryera nga kompanitë private e të papaguara. Ndërkohë që në vend të dytë renditen vendimet e gjykatave për largimet e padrejta nga puna, të bëra si nga institucionet e pushtetit qendror, ashtu edhe nga bashkitë.

E këto detyrime kanë pasoja në buxhetin e institucioneve qendrore dhe bashkive, si dhe në ekonominë e vendit.

Rritet stoku i detyrimeve të prapambetura

Ato konsiderohen një ndër risqet për financat publike, së bashku me kontratat e Partneritetit Publik-Privat, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar dhe borxhin publik të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos