Protesta e punonjësve, kërkojnë siguracione, paga dhe kushte më të mira

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 15:44 | Ekonomi

Disa dhjetëra punonjësve kryesisht gra të një fasonerie në Vlorë e cila ka objekt të punës prodhimin e atleteve, janë ngritur paraditen e kësaj të hëne në protestë në lidhje me informalitetin në të cilën janë të detyruara të punojnë prej disa kohësh.

Punonjëset deklarojnë se prej disa muajsh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore, ndërsa rrogën e marrin dy pjesësh, një pjesë në bankë dhe pjesa tjetër që u jepej në dorë ende nuk u është paguar.

Në lidhje me këtë problematikë drejtoria rajonale e tatimeve në Vlorë, shprehet se firma është e regjistruar në Tiranë dhe për rrjedhojë do të jetë drejtoria e përgjithshme e tatimeve që do të merret me këtë problem, edhe pse askush nuk jep një përgjigje se përse është lejuar fasoneria të punojë në një kohë të konsiderueshme, kur nuk paguante sigurimet shoqërore për punonjësit që ka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos