Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Nga Elitjona Doko
4 Prill 2026, 10:09 | Ekonomi

Në prag të sezonit turistik 2026, biznesi në Durrës parashikon një rritje të mëtejshme të fluksit të vizitorëve dhe një sezon më të gjatë krahasuar me vitet e mëparshme. 

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, Neritan Golia, shprehet optimist për ecurinë e këtij viti, duke theksuar se interesi për Shqipërinë vijon të jetë në rritje, veçanërisht nga tregjet europiane. 

Ndërkohë, bizneset kanë ndërmarrë investime për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe ofertën turistike. Numri i strukturave akomoduese është rritur ndjeshëm, me rreth 288 subjekte që ushtrojnë aktivitet hotelier. 

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Durrësi priti rreth 1.5 milionë turistë, një shifër që pritet të tejkalohet këtë sezon, duke sjellë më shumë vizitorë dhe më shumë ditë qëndrimi. Në total, në dispozicion të pushuesve janë rreth 7500 dhoma, çka dëshmon potencialin e madh turistik të qytetit bregdetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos