SHIFRAT | Rritja e pagave? E gërryen rritja e çmimeve, mbetet vetëm 3-5% në vit

Nga Aurora Sulçe
11 Shtator 2024, 15:43 | Ekonomi

Pas shtetit, edhe bizneset private po rrisin pagat për punonjësit. Mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të emigrimit të pandalshëm ka shkaktuar boshllëqe të forta në tregun e punës dhe shumë industri po punojnë me kapacitet të reduktuar ose po importojnë punëtorë nga jashtë.

SHIFRAT

Të dhënat tregojnë se paga mesatare në sektorin privat ka arritur në mbi 70 mijë lekë, me një rritje prej mbi 19 mijë lekë ose 27.2% në katër vitet e fundit, raporton A2 CNN. Ndërkohë që rritja e pagave në shtet ka qenë më e ndjeshme, veçanërisht me premtimin e kryeministrit Rama për ta çuar mesatarisht në 900 euro pagën në sektorin publik.

SHIFRAT

Aktualisht, një i punësuar në shtet paguhet mesatarisht mbi 85 mijë lekë dhe rritja në katër vitet e fundit ka qenë mbi 30 mijë lekë ose 35.2%.

Por sa nga kjo rritje pagash ka përfunduar si e ardhur shtesë në xhepat e të punësuarve? Kjo duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, që ka qenë e ndjeshme veçanërisht pas luftës në Ukrainë.

SHIFRAT

Në katër vitet e fundit, inflacioni ose siç njihet ndryshe treguesi që mat koston e jetesës në vend është rritur me një total prej 15.1%. Dhe është pikërisht kjo rritje e çmimeve që ka gërryer një pjesë të rritjes së pagave.

SHIFRAT

Duke bërë zbritjen e inflacionit rezulton se në katër vite, pagat në shtet janë rritur në total me rreth 20% ose 5% në vit. Ndërsa rritja e pagave në privat ka qenë rreth 12% për katër vite, ose rreth 3% në vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos