Shkak, metodologjia e kursit të këmbimit, euro e mbyll javën "me të kuqe", "merr në qafë" edhe valutat e tjera

Nga Marjo Brakaj
6 Shkurt 2026, 15:36 | Ekonomi

Euro vijon rënien këtë fillim-shkurt. Valuta europiane e mbylli javën në nivelin e vetëm 96.54 lekëve sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Shkak, metodologjia e kursit të këmbimit, euro e mbyll javën

“Rënia e euros është një fenomen që po thellohet vit pas viti dhe tashmë nuk flasim më për një luhatje të përkohshme. Para disa vitesh euro konsiderohej si monedhë e fortë dhe simbol stabiliteti për ekonominë shqiptare, por sot po shohim një dobësim të vazhdueshëm, i ndikuar kryesisht nga oferta e lartë e euros në treg”, theksoi Romina Radonshqi, eksperte ekonomie

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se krahasuar me shkurtin e një viti më parë, euro ka humbur 2.14 pikë. Edhe më e fortë është rënia nëse krahasohet me shkurtin e vitit 2024.

Shkak, metodologjia e kursit të këmbimit, euro e mbyll javën

“Krahasuar me një vit më parë, euro ka humbur mbi 2 pikë, çka tregon se trendi nuk është rastësor. Ndërkohë, nëse e krahasojmë me shkurtin e vitit 2024, rënia është edhe më e ndjeshme. Ky zhvlerësim lidhet me flukset e mëdha valutore që hyjnë në vend, sidomos nga turizmi, remitancat dhe sektorë të tjerë që gjenerojnë të ardhura në euro”, vijoi Radonshqi.

Për shkak të metodologjisë në kursin e këmbimit, edhe valutat e tjera kryesore në vend vijojnë tatëpjetën. Dollari po këmbehet mesatarisht për vetëm 81.85 lekë, paundi britanik për 111.08 lekë ndërsa franga zvicerane për 105.23 lekë.

Shkak, metodologjia e kursit të këmbimit, euro e mbyll javën

“Kur monedha kryesore në treg bie, edhe kursi i valutave të tjera ndikohet, pasi tregu funksionon në raport me kërkesën dhe ofertën. Për këtë arsye, zhvlerësimi po prek disa monedha njëkohësisht, duke reflektuar forcimin e lekut në raport me valutën e huaj”, shtoi ajo.

Shkak, metodologjia e kursit të këmbimit, euro e mbyll javën

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se deri në tetor u këmbyen plotë 11.3 miliardë euro, shifër kjo 2 deri në tre herë më e lartë se në vitet 2019, 2020 apo 2021.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos