Shkak, ndërhyrjet e detyruara. Rezerva valutore e Shqipërisë ka rritur në nivelin më të lartë ndonjëherë

Nga Marjo Brakaj
31 Mars 2025, 16:45 | Ekonomi

Blerjet e detyruara, mbi vlerat e planifikuara, bashkë me eurobondin kanë zgjeruar rezervën valutore të Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në fund të marsit, ajo arriti në gati 7 miliardë euro nga më pak se 6.3 miliardë në shkurt.

“Zhvlerësimi i euros gjithësi vijon, pavarësisht se rezerva ka arritur në nivelin më të lartë ndonjëherë”, tha për A2 CNN, eksperti bankar Kliton Vaso.

Në krahasim me marsin e një viti më parë, rezerva valutore që Banka Qendrore ka mbledhur ka kapur shifrën e 1.3 miliardë eurove apo me 23 për qind.

Shkak, ndërhyrjet e detyruara. Rezerva valutore e Shqipërisë ka

Megjithatë euro vijon të zhvlerësohet duke dëmtuar veçanërisht eksportuesit.

“Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e euros është shumë e lartë”, shtoi Vaso.

Bazuar në një analizë paraprake, Ministra e Financave dhe Ekonomisë vlerëson se sasia e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar mbi një vit importe. Nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore, është një tjetër lajm i keq për eksportuesit.

Shkak, ndërhyrjet e detyruara. Rezerva valutore e Shqipërisë ka

“Këtë vit eksportuesit do të konsumojnë “dhjamin” e akumuluar. Vitin e ardhshëm mund të shohim shkurtime dhe falimentime te këto ndërmarrje, bazuar te ecuria e deritanishme e kursit të këmbimit”, nënvizoi eksperti.

Rezerva valutore shërben për të shlyer borxhin e qeverisë në valutë, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare dhe për të parandaluar apo zbutur lëvizjet e forta të kursit të këmbimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos