Tirana është vetëm “maja e ajsbergut”, shqiptarët janë të pabarabartë në varfërinë e tyre

Nga Marjo Brakaj
8 Tetor 2025, 15:11 | Ekonomi

“Më shumë se gjysma e banorëve të lagjes marrin veresie. Më shumë se gjysma!” Tirana është vetëm “maja e ajsbergut” për sa i përket varfërisë. Fotografia “bardh e zi” e mospasjes gati në mjerin shfaqet më e gjallë se kurrë në rrethe. Bashkë me kryeqytetin, vetëm Fieri, Durrësi, Korça dhe Shkodra patën vitin e shkuar sipas Institutit të Statistika shpenzime për familje afër me mesataren kombëtare.

“Kemi vetëm Tiranën mbi mesataren kombëtare dhe gjithë qarqet e tjerë nën mesatare. Ky është shkak kryesor se pse sot të vitin 2024 ne kemi këto çrregullime demografike”, tha për A2 CNN, Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike.

Qytetarët e Durrësit, Vlorës, Beratit, Korçës, Dibrës, Elbasanit, Lezhës e Kukësit sipas INSTAT, patën shpenzime mujor ndejshëm më të ulëta . Kukësi rezulton edhe qarku më i varfër në shkallë vendi. Aty, shpenzimet mujore mesatare shpenzimet mujore të familjeve vjet ishin rreth 75 mijë lekë, nga mbi 108 mijë lekë në Tiranë dhe 93 mijë në shkallë vendi mesatarisht. Pasojat e mos-pasjes janë të shumta. 

Tirana është vetëm “maja e ajsbergut”,

“Thuajse gjithë qarqet e veriut po përballen me këtë problem. Kjo për shkak të lënies në harresë për kaq shumë kohë”, shtoi ekspertja Tanellari.

Shpopullimi është më i dukshmi. “Kjo është dilema e madhe në qarqe, por edhe në nivel kombëtar. Në raport me atë që prodhohet në qarqe, ajo që kthehet në interesin publik është shumë e pakët. Ndaj ka edhe kështu disbalancash”, tha për A2 CNN, Agron Haxhimali, ekspert i politikave vendore.

Tirana është vetëm “maja e ajsbergut”,

Një në tre shqiptare jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të niveli të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen social. 

Kemi dështim të politikave të zhvillimit të rajoneve. Nuk dimë se ku duhet të mbështet zhvillimi i atij qarku, Kjo ka bërë që njerëzit të kenë më pak të ardhura e rrjedhimisht të shpenzojnë më pak”, shtoi Haxhimali.

Tirana është vetëm “maja e ajsbergut”,

Një tjetër problem që lind si pasojë e varfërisë në rrethe është edhe shitimi i familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike. Kjo përkthehet më pas në më shumë para’ të harxhuara nga Buxheti i Shtetit e frenim të investimeve. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos