Tregtia Shqipëri-Kosovë, bashkëpunimi është real apo marrëdhënia mbetet simbolike?

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 16:58 | Ekonomi

Bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë përtej patriotizmit dhe përpjekjeve ende nuk qëndron në nivele të kënaqshme. Me gjithë dëshirën për dy vende më të afruara edhe në saj të marrëveshje apo takimeve ndërqeveritare, për ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve, produktet konkrete nuk gjejnë zbatim.

Në drejtim të marrëdhënieve tregtare. Shqipëria arriti të shesë në 11 muajt e parë të vitit drejt Kosovës 34.2 miliardë lekë, një rënie krahasuar me 2023. Ndërsa rritje pësuan importet në 14.4 miliardë lekë.

Të ulëta janë në numër edhe kompanitë apo sipërmarrësit që shkojnë për të investuar nga Shqipëria drejt Kosovës apo edhe anasjelltas. Stoku I Investime nga Kosova arriti në 359 milionë euro në tr.2 të vitit.

Shqipëria dhe Kosova shkëmbejnë kryesisht materiale ndërtimi, minerale, ushqime e pije.  Është afërsia gjeografike, gjuha e përbashkët por dhe patriotizmi sipas ekspertëve përparësitë që kanë të dy vendet, ndërsa si probleme rendisin skanimin, akcizën në produkte të caktuara por dhe barrierat e tjera jotarifore.

Një sektor i rëndësishëm për të 2 shtetet mbetet dhe turizmi, por mungesa e bashkëpunimit sipas ekspertëve nga Kosova e pengon të zhvillohet më tej.

Ekspertët vënë në pah mungesën e një dhome të përbashkët tregtare Shqipëri-Kosovë, ndërsa theksojnë se politika duhet të luajë rolin e kundërt që ka bërë deri më sot, duke nxitur më shumë drejt bashkëpunimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos