Temperaturat po rriten… i nxehti po vjen... Institucionet në vend po marrin masa për të përballuar vapën. Ministria e Financave kërkon një kompani që të kryejë pastrimin e filtrave të 34 kondicionerëve. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është depozituar tenderi për mirëmbajtjen e tyre.
Me kushtin që të jenë “Inverter”, pra të përshtatin funksionimin e tyre në raport me temperaturat e brendshme të ambienteve të punës, Agjencia e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkon të blejë disa kondicionerë. Institucioni kërkon nga që të dorëzojnë ofertat e tyre brenda 48 orëve.
Temperaturat e larta që po përjeton jo vetëm nga moti, por edhe nga “të ftuarit” e shumtë që mirëpret kanë bërë që organi tjetër i drejtësisë, por këtë herë i pavarur...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit trimit të Organizuar dhe Korrupsionit të kërkojë shërbim për të mirëmbajtur sistemin ftohës. Sipas tenderit të depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre brenda 24 orëve, ndërsa brenda dy ditëve të kryhet shërbimi i kërkuar.
Në Bashkinë Tiranë janë plotë 18 kondicionerë ku duhet ndërhyrë. Janë 160 filtra dhe serbentina të njësive të brendshme që duhen ndërruar e mirëmbajtur.
Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre brenda 24 orëve, ndërsa ajo fituese do ta ofrojë shërbimin deri në fund të vitit. Tenderë për blerje kondicionerësh apo për mirëmbajtje të sistemeve ftohëse kanë hapur gjithashtu Spitali Rajonal Fier dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. (A2 Televizion)