Miratohet në Komisionin e Ekonomisë marrëveshja e huasë mes OSHEE dhe BERZH

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 16:27 | Ekonomi

Miratohet në Komisionin e Ekonomisë marrëveshja e huasë mes

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, miratoi sot marrëveshjen e huasë ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së.

Zëvendësministrja e Financave, Eriona Bejleri tha se projektligji mundëson mbështetje me garanci shtetërore për OSHEE për marrjen e një kredie me vlerë 45,75 milionë euro, me kushte lehtësuese nga BERZH-i, shkruan A2 CNN.

Sipas saj, me këto fonde, OSHEE do të rifinancojë kreditë me kufij overdraft që ka aktualisht me bankat e nivelit të dytë, të cilat janë marrë në vitin 2021 dhe kanë një vlerë totale prej 81,5 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos