Vendimi i qeverisë për institucionet, ndalohet përdorimi i fondit të veçantë për shpërblimin e punonjësve

Nga Marjo Brakaj
14 Dhjetor 2023, 14:48 | Ekonomi


Institucionet qendrore dhe vendore nuk do të mund të përdorin fondin e veçantë buxhetor për shpërblime punonjësish për festat e fund-vitit.

Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon gjithashtu ndalimin e shpenzimit të parave edhe për festat. Ky është viti i pestë që qeveria ndalon dhënien e shpërblimit për rreth 185 mijë punonjësit e administratës në nivel qendrore dhe vendor.

Megjithatë, ashtu siç ndodhi vitin e shkuar, administrata mund të përfshihet në paketën që Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatitur për fundvit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos